Prokuroria Speciale ka dhënë pasditen e kësaj të pretemteje pretencën për 10 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë. Për 9 nga 10 zyrtarët e arrestuar është kërkuar 1.5 vite burg dhe 3 vite pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Për një prej tyre, Aurora Mulla, është kërkuar nga SPAK konvertim i dënimit në shërbim prove.
Dosja do t'i kalojë Gjykatës së Posaçme, e cila do të vendosë për dënimin final të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Pas vendimit në sallën e gjyqit, të akuzuarit mund të pranojnë dënimin ose të bëjnë rekurs në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
10 të arresturit në Ministrinë e Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit:
- Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Flutura Çekrezi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Klevis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; - Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
- Aurora Mulla, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” - Kërkohet konvertim i dënimit në shërbim prove.
Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.
Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.
Ka tre shkelje në lidhje me procesin e tenderit, shkelja e parë është kryer nga zyrtarët në lidhje me procesin e tenderit. Shkelja e dytë e kryer është se kanë bashkuar tre objekte në një, ndërsa shkelja e tretë e kryer është zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.