Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

SPAK “izolon” grupin e Shijakut: 56 vite burg për Astrit Avdylin dhe 5 të tjerë! Të qëndrojnë në burg të sigurisë së lartë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale ka kërkuar që “grupi i Shijakut” të dënohet me 55 vite burg në total. Sipas SPAK, gjashtë të akuzuarit duhet të vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së zakonshme dhe në burg të sigurisë së lartë, për shkak se cilësohen persona me rrezikshmëri.

Astrit Avdyli, i cilësuar si “koka” e grupit është kërkuar nga SPAK që të dënohet me 10 vite burg.

Në korrik 2021, Astrit Avdyli, pjesë e bandës së Avdylajve të Shijakut, është liruar nga qelia për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.  Ai është vëllai i Altin Avdylit i cilësuar si Niçja i Shijakut dhe i skeduar në dosjen e bujshme 339. Gjithashtu, më parë liruar dhe Jasin Kala dhe Denis Llaftiu.

Pretenca e SPAK për 6 anëtarët e Grupit të Shijakut:

  1. Astrit Avdyli – Të dënohet me 10 vite burg, në burg të sigurisë së lartë;
  2. Xhemal Shala – Të dënohet me 13 vite burg;
  3. Jasim Kala – Të dënohet me 9 vite burg, në burg të sigurisë së lartë;
  4. Iskender Sale (Alias Mehmet Gjini) – Të dënohet me 12 vite burg, në burg të sigurisë së lartë;
  5. Denis Llaftiu – Të dënohet me 9 vite burg, në burg të sigurisë së lartë;
  6. Fatos Llaftiu – Të dënohet me 3 vite burg.

Avdyli u arrestua gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Brenogë të Hasit, shkruan newsbomb.al. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img