Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

SPAK i sekuestron makinën prokurorit të arrestuar të Vlorës, Maksim Sota e bleu te trafikantët e drogës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK mësohet se i ka sekuestruar prokurorit të Vlorës Maskim Sota, mjetin personal që ai përdorte. Organi i akuzës ka dyshime se mjeti i prokurorit të Vlorës është blerë nga trafikantët e drogës, me të cilët ai edhe ka qëndruar në shtëpi.

Sota u arrestua bashkë me disa zyrtarë të shtetit shqiptarë dhe trafikantë droge, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar që u shtri në Shqipëri, Itali, Malin e Zi dhe Spanjë.

Prokurori i Vlorës ka apeluar vendimin dhe kërkon nga Gjykata e Posaçme që mjetit të tij t’i hiqet sekuestro. Orani i akuzës ka dyshime të arsyeshme se Maksim Sota ka ndihmuar trafikantët e drogës kur ata kishin probleme, e madhe këta të fundit i kishin marrë një shtëpi me qera ku ai qëndronte bashkë me ta.

Lexo edhe: Ç’lidhje ke me trafikantin e drogës? Flet prokurori Sota i arrestuar nga SPAK: I shkoja te lokali në Vlorë, me të tjerët s’kam lidhje!

Aktualisht, prokurori i Vlorës është në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Seanca për të do të mbahet më 27  korrik, ku apeli i GJKKO-së do vendosë nëse do ja kthejë apo jo mjetin magjistratit të qqytetit bregdetar.

I pyetur lidhur me akuzat, Sota thotë se ndaj tij është ngritur dyshimi se ka “shpërdorim detyre”, por jo trafik droge apo korrupsion.

“…unë nuk akuzohem për korrupsion dhe as për trafik droge pasi s’kam bashkëpunuar me askënd nga personat që sot ka arrestuar prokuroria SPAK. Nuk njoh asnjërin prej tyre. Sot jam në këtë gjëndje si i dyshuar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”

Më shumë

spot_img
spot_img