Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

SPAK i kërkoi të birin, Berisha: Është i gatshëm në çdo kohë, pa hezitim

Shkruar nga Newsbomb
SPAK i kërkoi të birin, Berisha: Është i gatshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme lidhur me kërkesën që SPAK bëri ditën e sotme për djalin e tij, Shkëlzen Berisha, në rolin e dëshmitarit lidhur me ngjarjen e “Gërdecit”.

Berisha pa hezitim tha se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim dhe mund ta thërrasin në çdo moment. Ai theksoi se Shkëlzen Berisha do të jetë i gatshëm të japë përgjigjet e tij në favor të hetimit.

Mirëpo, më tej ish-kryeministri u shpreh skeptik lidhur me drejtësinë pasi sipas tij brenda ambienteve të SPAK ka prokurorë të cilët japin vendimet nën ndikimin e politikës.

 “Në çdo kohë, unë ja kam bërë të qartë që smund të ketë kurrë asnjë lloj hezitimi për asnjë hetim. Jam abolustisht mbështetës me gjithë fuqinë time për çdo përpjepkje për zbatim të ligjit. Por nga ana tjetër aty ka kriminel, ka nxjerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Ai është një insistucion i një rëndësie shumë të madhe, a mund ne të majtohemi me heqje dhe fshehje fashikujsh? Cilindo të thërrasin çdo njeri të shkojë të japë përgjigje për çdo gjë”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Unë ua kam bërë të qartë këtu, që nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për çfarëdolloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime, ato i bëj vetëm për interesin publik. Nuk i bëj kurrë për ndonjë qëllim tjetër. Jam absolutisht mbështetës me gjithë fuqinë time i çdo përpjekje për zbatimin e ligjit. Por nga ana tjetër, siç e dini ju, aty ka kriminelë. Aty ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasës.

Këto janë fakte. U kap Gresa në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, me euro e me kartë dhe dilte e thoshte prokurori Shehaj që nuk kishte materiale elektorale.

Ky është kriminel! Ai është një institucion i një rëndësie shumë të madhe. A mundet ne që të pajtohemi me një gjendje të tillë?

A mund të pajtohemi me heqje dhe fshehje fashikujsh në hetim?

A mund të falet Ilir Beqaj? Po si mund të falet Ilir Beqaj që ka katër firma përcaktuese dhe shtatë firma derivatë të tyre dhe hetohet konflikti i interesit që kanë mbaruar shkollën bashkë ata të dy dhe nuk hetohet konflikti i interesit për këtë që e ka kushëri të parë Byrazerin? Ata që e bëjnë këtë nuk janë të përgjegjshëm.

Unë denoncoj rrjedhjen. Aty ku ka rrjedhje, ka bashkëpunim me krimin.

Dhe e fundit, edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. Por për ta thirrur, kur të duan!

LEXO EDHE: Tragjedia e Gërdecit, SPAK kërkon Shkëlzen Berishën, do të pyeten edhe 51 dëshmitarë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese