Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK i hapi procedim penal, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin e Gjirokastrës Julian Çafka

Shkruar nga Newsbomb
SPAK i hapi procedim penal, Komisioneri Publik ankimon vendimin për

Komisioneri Publik ka vendosur të ankimojë vendimin për kryeprokurorin e Gjirokastrës Julian Çafka në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi procedimit penal, të regjistruar nga SPAK.Pasi shqyrtoi vendimin për procedimin penal, Komisioneri Publik konstatoi çështje të pahetuara më parë dhe ka kërkuar një rihetim të çështjes së ngritur ndaj tij.

Më herët Prokuroria Speciale (SPAK) ka regjistruar procedim penal për kryeprokurorin Julian Çafka, pasi akuzohet se ka marrë 3 mijë euro nga një person i akuzuar për ndryshimin e akuzës. Një pjesë e parave është marrë nga Çafka dhe pjesa tjetër nga gjyqtari i çështjes, që të pushohej ndjekja penale e detyrimisht ai të lirohej.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 442, datë 14.9.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Juljan Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 442, datë 14.9.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, aktet shoqëruese të tij, si dhe një denoncim të depozituar pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas njoftimit të vendimit të Komisionit, konstaton se në këtë denoncim referohen çështje të pahetuara më parë, për të cilat kërkohet një hetim i mëtejshëm.

Në këto kushte, Komisioneri Publik vlerëson të nevojshme, që brenda juridiksionit rivlerësues/kontrollues të Kolegjit, ky i fundit, në shqyrtim të këtij ankimi, të riçelë hetimin gjyqësor dhe, në përfundim të tij, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit nr. 442, datë 14.9.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Juljan Çafka.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll