Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

SPAK i dorëzon Interpolit urdhër-arrest për Sokol Xhurën, ‘bosi’ i armëve që u kapën në Tiranë shpallet në kërkim ndërkombëtar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sokol Xhura, “bosi” i bazave me armë që u goditën pak ditë më parë në Tiranë në disa operacione të njëpasnjëshme, shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Prokuroria Speciale SPAK i ka dorëzuar Interpol Tiranës urdhër-arrestin për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar dhe më pas arrestimin për qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Në operacionin e parë të zhvilluar në 1 mars 2021, në Tiranë u shkatërruan 18 baza armatimi dhe në pranga ranë disa persona, si dhe u zbardhën disa ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë. Si “koka” i grupit dyshohet se ishte Sokol Xhura. Qindra amrë dhe municione luftarake u sekuestruan.

Ndërkohë, pas rrëfimit të një prej të arrestuarëve në operacionin e parë, SPAK dhe Policia e Tiranës organizuan një tjetër operacion në ish-ndërmarrjen Migjeni, magazinë në pronësi të Sokol Xhurës. Nga bastisja, Policia gjeti një depo të fortifikuar me mur, në të cilën u zbulua një tjetër arsenal i madh armësh.

Në këtë operacion u sekuestruan dhjetëra armë të modeleve të ndryshme, të sofistikuara dhe me precizion të lartë, të fshehura në një depo në pronësi të të shpallurit në kërkim Sokol Xhura.

– 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img