Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK i dërgoi kërkesë Kuvendit, gazetarja zbulon lëvizjen e radhës së Berishës

Shkruar nga Newsbomb
SPAK i dërgoi kërkesë Kuvendit, gazetarja zbulon lëvizjen e

Sali Berisha u kthye sot në kryefjalën e lajmeve të politikës, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit, Sali Berisha lidhur me akuzat për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me kërkesën e SPAK si dhe për lëvizjen që pritet të ndërmarrin avokatët e Berishës. Ajo zbuloi se pritet që të bëjnë rekurs.

“Kjo kërkesë vjen pasi shtetasi Sali Berisha në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar kërkesën për t’u paraqitur në gjykatë. Të gjitha pretendimet Berishës janë refuzuar. Duhej që më datë 18 dhjetor Berisha duhet të paraqitet në gjykatë.

Dua të theksoj se Berisha nuk është i pandehur, por person nën hetim. Po të shihet me kujdes shtresa thuhet arrest me burg dhe arrest shtëpie. Ligji parashikon që për persona që janë mbi 70 vjeç nuk mund të burgoset, përveç rasteve të veçanta. Nëse Berishës i hiqet imuniteti i deputetit Prokuroria e ka duart e lira për të kërkuar masën shtrënguese. SPAK e kërkon këtë masë pasi Berisha injoroi urdhrin e gjykatës. Berisha rrezikon masën ‘arrest shtëpie’. Avokatët e Berishës kanë paralajmëruar se do bëjnë rekurs në Apel”, u shpreh Lala pwr “Open” nw “News24”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese