Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

SPAK i bën tre kërkesa Emirateve të Bashkuara për çështjen e Çapjave, një nga të arrestuarit kërkon lirinë: Jam me tumor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbuluar nga gazetarja Klodiana Lala lidhur me dosjen e Ardian dhe Florenc Çapjas, të cilët akuzohen për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiraj 15 gushtin e vitit 2012.

Lala mëson se SPAK i është drejtuar me 3 kërkesa Emirateve të Bashkuara për Florenc Çapjan duke kërkuar që ti komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi i çështjes në gjyq dhe kërkesa për ekstradim.

Vrasja e Gentian Beqirajt ishte planifikuar nga Çapjat si hakmarrje për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005. Gentjan Beqiri prej asaj vrasje ishte në arrest shtëpie, por Çapjat kishin konstatuar se ai vizitohej nga Ervis Bardhi dhe Etjen Cani. Kështu u zhvillua një takim mes këtyre personave dhe Ardian e Florenc Çapjas, ku i pranishëm ishte dhe Klajdi Dokoli.

Ky i fundit është mes të arrestuarve i cili kërkon lirimin për shkak se pretendon se ka sëmundje tumorale, por seanca në Gjykatë është shtyrë pasi pritet përgjigjia ekspertëve të mjekësisë ligjore. Çapja në Dubai ka kërkuar azil politik dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet në Shqipëri apo jo.

Më shumë

spot_img
spot_img