
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk do të hetojë më çështjen e “Patronazhistëve”.
Dosja do t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës, që do të hetojë për “ndërhyrje të pautorizuar e të dhënave komputerike”, dhe jo më “korrupsion zgjedhor”.
Databaza e “Patronazhistëve” u publikua në media disa ditë para zgjedhjeve. Ajo përmbante një listë me të dhëna për rreth 900 mijë banorë të Tiranës dhe menaxhohej nga Partia Socialiste.
SPAK ka një numër të konsiderueshëm dosjesh që pritet të hetohen për zgjedhjet ne 25 Prillit, ndërsa të tjera janë duke u hetuar nga prokuroritë e rretheve.
Sondazh
Poll