Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK godet një grup kriminal, lëshohen disa urdhër-arreste, të përfshirë dhe policë

Shkruar nga Newsbomb
SPAK godet një grup kriminal, lëshohen disa urdhër-arreste,

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku mësohet se janë lëshuar disa urdhër-arreste. Objekt ka qenë një grup i fuqishëm kriminal, për kontrabandën dhe pastrimin e parave.

Mësohet se mes personave të arrestuar dhe për të cilët kërkohet arrestimi, janë dhe disa efektivë të Policisë Kufitare. Në operacion është përfshirë SPAK, agjentët e BKH dhe Policia e Shtetit.

Nga burime jozyrtare, mësohet se janë kërkuar dhe firmosur nga Gjykata e Posaçme urdhrat e arrestimit për 18 persona.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja e tij, si të dyshuar për futjen e mallrave kontrabandë në vendin tonë dhe shumave të mëdha monetare. Gjithashtu, në pranga kanë rënë dhe dy efektivë të Policisë Kufitare Durrës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes Portit të Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese