Hapësire reklamuese

Aktualitet

"SPAK është hermetik për dosjen e ÇEZ", gazetarja: Lidhet me Metën dhe Berishës, prokurorët tentuan të pendonin Kastriot Ismailaj!

Shkruar nga Newsbomb
"SPAK është hermetik për dosjen e ÇEZ",

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se në SPAK janë disa dosje të hapura për zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët rrezikojnë arrestimin nëse nga hetimet dalin elementë që provojnë përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në emisionin "Opinion", ajo u shpreh se një dosje konkrete dhe e cila nuk do të mbyllet pa arrestime është ajo e procesit të sterilizimit. Sipas Lalës, personi kryesor i dyshuar është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gazetarja ka treguar se prokurorët e posaçëm kanë tentuar të pendojnë dhe Kastriot Ismailajn, i dënuar me burg për aferën e ashtuquajtur "ÇEZ-DIA", por ai nuk ka pranuar të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, shkruan newsbomb.al.

Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se Prokuroria Speciale SPAK është hermetike për dosjen në fjalë për shkak se ajo lidhet me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta. Nëse asaj i shkohet deri në fund, siç tha gazetarja, shënjestrohen Berisha dhe Meta.

Pjesë nga biseda në studion e emisionit Opinion:

Lala: Tjetër është sterilizimi, një dosje që është në SPAK përpara se të shkonin inceneratorët. Ka dy vite hetim, nuk ka ende një përfundim. Personi kryesor i dyshuar është ish-ministri Beqaj dhe ish-zv.ministri që është pyetur më parë nga Prokuroria e Tiranës.

Dhe mendoj që është një dosje që nuk do të përfundojë pa arrestime. Nuk mund të flas në çfarë niveli do të jetë, por mendoj se do të ketë arrestime.

Fevziu: Është gati dosja?

Lala: Unë mendoj për rreth 1-2 muaj, sepse nuk ka më afate ligjore. Një numër personash mund të shkojnë drejt arrestit.

ÇEZ-DIA ka një mbyllje hermetike të SPAK, sepse ka të bëjë me zotin Berisha dhe Presidentin aktual Meta. Ka patur një tentativë për të penduar Kastriot Ismailajn. Nuk ka pranuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Nëse shkon deri në fund, dy njerëzit kryesorë që shënjestrohen, është zoti Berisha dhe Zoti Meta. Privatizimi i kompleksit Partizani lidhet me zotin Berisha…

Fevziu: Ka dosje për këtë?

Lala: Është dërguar në mos gaboj nga Taulant Balla.

Fevziu: E ka marr SPAK, ekziston?

Lala: Është dosje e cila është nga SPAK, nuk e di rezultatin e hetimeve. Sa i përket përgjimeve të Ndragheta është aluduar për përfshirje të zotit Veliaj dhe është duke u hetuar nga prokurori Sotir Kllapi. Nëse është mbyllur 10 ditët e fundit do kërkoj korigjimin.

Çështja Gërdeci, ju e dini që është kthyer për rigjykim, çështja e zotit Mediu. Për rigjykim, jo për rihetim, por SPAK duke qenë se po e vonon mbase ka gjetur artifica të tjera për të rihapur hetimin. Aty mund të kemi zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Fevziu: Po Toyota Auris?

Lala: Ka një hetim në Belgjikë, por nëse do të ketë një rezultat të hetimeve në Belgjikë, automatikisht do të reflektohet edhe në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu