
Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet për aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës. Në një lidhje "Skype" me gazetarin, Çim Peka, ai deklaroi se i ka kërkuar këtij organi të rëndësishëm të drejtësisë në vend që të japë një deklaratë të tij.
Në një kohë kur SPAK e kërkon, Mërtiri theksoi se ka shprehur dëshirën për të dhënë më përpara deklarata për dyshimet rreth inceneratorit të Tiranës. Duke evidentuar faktin se si sipas tij nuk ka para të shpërdoruara, Mërtiri tha:
"Nuk ka para të shpërdoruara si thoni ju. Në dijeninë time kjo nuk ka ndodhur. Për aq sa informacion unë kam, i jam lutur SPAK-ut të marrë deklaratën time. Nëse shoqëria ka marrë 70 milionë euro, në këto 70 milionë, nga këto 20-25 përqind që i paguhet shtetit, ndërsa 15 deri në 20 përqind janë paga punëtorësh. Pjesa tjetër shkon për investime. Kjo është në dijeninë time se si administrohet një shoqëri".
Si drejtor projekti ka qenë përgjegjësia ime që të merrem me gjitha kompanitë që operojnë. Në momentin që ne nuk do të jemi në komunikim live, unë mund t'ua jap.
Lexo edhe: Mërtiri deklaron humbje, Këlliçi e ironizon: Ty të paskan ngrënë hakun