Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

SPAK e kërkon "në qiell e në tokë", por më parë e gjen media

Shkruar nga Newsbomb

Arben Ahmetaj, një ndër eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste dhe ish-zv.kryeministër i qeverisë shqiptare, është shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Ai akuzohet për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, si dhe privatizimin e ish-ndërmarrjes Buka.

Mirëpo, në një kohë kur Prokuroria e Posaçme e ka dërguar emrin e tij në Interpol duke e futur në listën e shqiptarëve më të kërkuar, Arben Ahmetaj shfaqet në media.

Njeriu që akuzohet se ka "këputur dardhë e mollë" pas shpinës së kryeministrit, kërkohet në "qiell e tokë" nga SPAK bashkë me pronarët e inceneratorëve, por çuditërisht më parë ata i gjen media se drejtësia.

Gazetari Çim Peka dhe politikani Arben Ahmetaj/ © Çim Peka Gazetari Çim Peka dhe politikani Arben Ahmetaj/ © Çim Peka

Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë nga arratia për Çim Pekën, ku premtohet të tregohen shumë të vërteta. Gazetari shprehet se ajo do të jetë “bombë” dhe ish-zv.kryeministri do të flasë për pazaret e Ramës dhe Veliajt me oligarkët, si dhe pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.

Pak kohë më parë, në një intervistë ekskluzive në këtë televizion ka dalë dhe një nga pronarët e akuzuar dhe kërkuar nga SPAK për inceneratorët, Mirel Mërtiri. Ai shënjestroi drejtësinë dhe tha se akuzat ndaj tij ishin të montuara.

Lexo edhe: Ahmetaj flet nga arratia, tregon pazaret e Erion Veliaj dhe pronarët e inceneratorit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese