Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme kërkesën për Berishën

Shkruar nga Newsbomb
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme kërkesën

SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për arrest shtëpie për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Deputetët e mazhorancës miratuan dje në vetëm pak minuta kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pas miratimit, Kuvendi i përcolli dje Prokurorisë së Posaçme shkresën zyrtare për arrestimin e Sali Berishës. Autorizimi për arrestimin e Sali Berishës u firmos nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

LEXO EDHE: Kuvendi i dorëzon SPAK-ut autorizimin për arrestimin e Sali Berishës

Nëpërmjet shkresës zyrtare, Kuvendi informoi SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur rrugën organit të akuzës që t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit.

Ndonëse për shkak të moshës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha mund të vendoset masa “arrest shtëpie”, pokurori i çështjes Arben Kraja më herët tha se Gjykatës do i drejtohen për të dyja masat “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”, pastaj do të jetë në dorën e kësaj të fundit masa që do të vendosë ndja ish-kryeministrit.

Me 6 vota pro Këshilli i Mandateve i hapi rrugën më 18 dhjetor kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimti të ish-kompleksit Partizani. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ishte i vetmi përfaqësues nga opozita i cili bashkoi votën e tij me pjesën tjetër të anëtarëve socialistë për t’i hapur rrugën lëshimit të autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme u depozituan në Kuvend edhe dy raportet e anëtarëve të Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishës. Njëri raport ishte nga mazhoranca, ndërsa raporti tjetër i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili ishte edhe i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet e përpiluara në Këshillin e Mandateve kërkonin dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

LEXO EDHE: Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Parlament i vrimës së miut, akt anti-kushtetues!

LEXO EDHE: I hiqet imuniteti Sali Berishës, Kuvendi i hap rrugën SPAK për ta arrestuar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese