Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

SPAK dorëzon në Gjykatë dosjen për Ardian dhe Florenc Çapjan, xhaxha dhe nip akuzohen dhe për një vrasje tjetër, Prokuroria i mbajti hetimet të fshehta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK, dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen në ngarkim të Ardian dhe Florenc Çapja, shkruan newsbomb.al. Xhaxha dhe nip akuzoheshin për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në 15 gusht 2012.

Mirëpo, prokurorët specialë të SPAK kanë pasur një dosje më voluminoze nga ajo që qarkulloi në media. Mësohet se në dojen e dorëzuar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë dhe hetimet për vrasjen e Sajmir Beqiri, i afërm i Gentian dhe Nezir Beqirit.

Hetimet për vrasjen e tretë janë mbjatur sekrete nga Prokuroria Speciale, deri sot që u dorëzuan në GJKKO. Sajmir Beqiri u vra pak ditë pasi në Elbasan u qëlluan për vdekje vëllai dhe nipi i Ardian Çapjas.

Organi i akuzës i akuzon Ardian dhe Florenc Çapja për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër 2 ose më shumë personave, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe “Kryerja e veprave penale” në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Florenc Çapja aktualisht ndodhet në dorën e autoriteteve në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shqipëri, shkruan newsbomb.al. Ai është arrestuar nga Interpol Abu Dhabi.

Lexo edhe: Vrasje dhe grup kriminal, Prokuroria Speciale iu komunikon akuzat Ardian dhe Florenc Çapjas

Më shumë




spot_img








spot_img