Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

SPAK dhe SHÇBA prangosin efektivin e Policisë: Kërkoi 4 mijë euro për të mos arrestuar të riun që theu karantinën, si kërcënonte të atin (EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

389d4e449f876a3cfced6441a691a66e

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Durrës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Golemi”, ku në pranga ka rënë një efektiv Policie.

Pas një hetimi duke aplikuar metoda speciale të hetimit, drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë Ilir Dizdari, pasi ky i fundit i kërkonte 4 mijë euro babait të një shtetasi në këmbim të mos arrestimit.

“Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë”, oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Durrës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Golemi”, në funksion të procedimit penal për veprën penale të “Korrupsionit pasiv“.

Pas një hetimi duke aplikuar metoda speciale të hetimit, drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë, I.D.

Ai dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”. Subjekti i këtij procedimi penal, kryente funksionin e specialistit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë”, oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit.

Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal, në momentin e shkëmbimit të vlerave monetare të kërkuara nga specialisti i Hetimit të Krimeve, në kushtet e flagrancës, oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan N/Komisarin I.D., si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img