Hapësire reklamuese

Aktualitet

I përfshirë në tentativën për vrasjen e Ines Hajrullës, arrestohet vlonjati me 3 emra

Shkruar nga Newsbomb

Policia dhe SPAK kanë kryer një operacion të koduar “Trekëndëshi” me qëllim goditjen e një grupi kriminal në Vlorë.

Në kuadër të operacionit u arrestua një 35-vjeçar me tre identitete. Bëhet fjalë për shtetasin Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e 35-vjeçarit, shtetasit L. Z. dhe E. Z.  Burime për mediat bëjnë me dije se këta shtetas akuzohen për organizimin e tentativës për vrasjen e Ines Hajrullës.

Më herët në verë, u arrestua Amarildo Nikollin, i cili u kap nga policia e Vlorës me pistoletë me silenciator. Dyshohet se ai kishte ardhur në Vlorë për të kryer atentat ndaj Ines Hajrullës. Nikolli dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim, të gjitha ambientet që frekuentonte dhe posedonte biznesmeni, i cili iu ka shpëtuar më herët dy atentateve.

Ines Hajrulla dhe makina e tij e goditur në 10 maj 2019 Ines Hajrulla dhe makina e tij e goditur në 10 maj 2019

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ines Hajrullës iu bë atentat më 10 maj të vitit 2019 në qytetin e Vlorës. Asokohe  4 persona kanë qëlluan me armë me zjarri ndaj Ines Hajrullës, i cili ndodhej brenda në makinë. Hajrulla iu kundërpërgjigj me zjarr duke arritur të shpëtonte.

Hajrulla njihet si person me precedentë të rëndë penalë, ndërsa në 2017 humbi të dyja këmbët, teksa makinës së tij iu vendos një sasi tritoli prej 300 gramësh. Ines Hajrulla njihet ndryshe si ”Ini i Çones” në Vlorë dhe është djalë i biznesmenit Robert Hajrullës.

Njoftimi

Zhvillohet nën drejtimin e SPAK-ut operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë,

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.

Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese