Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK dhe GJKKO rrëzojnë Gazment Bardhin, nuk fillojnë hetimet për Lindita Nikollën

Shkruar nga Newsbomb
SPAK dhe GJKKO rrëzojnë Gazment Bardhin, nuk fillojnë hetimet

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e bërë nga Gazment Bardhi ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Sipas kallëzimit, të bërë rreth një muaj më parë Gazment Bardhi ka pretenduar se kryetarja e Kuvendit lejoi punonjës të gardës të armatosur në sallë.

SPAK ka ankimuar vendimin për mosfillim të hetimeve në Gjykatë. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtojë në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 245 datë 08.11.2023”, datë 22.11.2023.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Gazmend Bardhi, me cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të bërë ndaj shtetases Lindita Nikolli me cilësinë e Kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 245 të vitit 2023, për veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2.Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar,Prokuroria ePosaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.11.2023 vendosi:“

1.Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin penal Nr. 245 të vitit 2023.

2. Vendimi t’u njoftohet të interesuarve.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga njoftimi i vendimit.”.

3.Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 11.12.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtojë në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtariErjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 248 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 496, datë 22.12.2023, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 245 datë 08.11.2023”, datë 22.11.2023.

2. Shpenzimetgjyqësoreingarkohenankuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese