Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“SPAK dhe BKH nuk zbritën nga qielli”, Edi Rama: Bëjnë shfaqje të shëmtuara dhe të panevojshme në zyrat e shtetit

Shkruar nga Newsbomb
“SPAK dhe BKH nuk zbritën nga qielli”, Edi Rama:

Nga Anila BASHA

Sot ju sjellim këtë intervistë me Edi Ramën. Do të isha cinike e padrejtë të pretendoja se një sentencë të tillë të përafërt ta gjeja në këtë rrëfim të sinqertë të Edit, ku për momentin, mes rreshtave dhe pyetjeve, më bënë sytë “xixa” ndërsa lexova thënien se “kryeministri ishte zyra e tij e fundit”, e pas kësaj nisën një mori mesazhesh për kontekstin, nëse e kishte fjalën për mandatin e tretë??? Debatet nuk shterën përsa kohë që Rama më shkruante se përgjigja ishte brenda kontekstit të pyetjes për pozicionin që do të donte pas kryeministrit, e kështu, vazhdoi….siç do ta lexoni dhe ju dy tri herë xhanëm atë paragraf.

Një këndvështrim ndryshe i kryeministrit, i lënë në qetësinë e artikulimit pa u ndërprerë nga pyetje që e bezdisin që nuk e lënë të çojë në fund një mendim, është i rrëfyer në këtë intervistë. Si një socialist 26 vite në pushtet, dhe kët vit që do të mbushë plot 60 vjeç në 4 korrik, Edi Rama ka dhënë shumë lajme, që do të jenë padyshim ngacmimet e ardhshme politike të gazetarëve, si, historia e kullave dhe vizioni i tyre transformues; apo forcimi i lekut dhe e kundërta e saj sipas profesorit të ekonomisë me të cilin është konsultuar; apo “lufta me shfaqjet e banalitetit brenda familjes politike” siç artikulon ai; apo edhe shprehja e bukur e “kënetave të korrupsionit” në Shqipëri që nuk po i zhduk siç do të donte. Më intrigoi tek u përgjigj për “plakjen e Shqipërisë” me ironinë e “politikave çudibërëse socialiste”, apo edhe me ngacmimin e asaj mbledhjeje të përfolur me drejtorët ku ka dhënë orientimet/udhëzimet se pse nuk duhet të frikësohen nga zyrtarë të tjerë, qoftë SPAK a BKH.

Qershia mbi tortë është karrigia në histori, që Edi Rama thotë se nuk e rezervon dot, sepse është ende në këtë botë. Miqtë e afërt jashtë politikës, pasionet, kujtesa që sjell për nënën, dhe koha e lirë me familjen, janë disa nga gjërat që do të donit të njihnit prej kryeministrit.

SPAK-u, BKH-ja apo GJKKO-ja nuk zbritën nga qielli, nuk kanë asnjë traditë pavarësie, nuk janë institucione ku punojnë alienë”, thotë ndër të tjera Edi Rama në intervistën e dhënë për Neësbomb.al.

Po çfarë mendon kryeministri për këto organe të pavarura të drejtësisë? Është i drejtëpërdrejtë kur thotë se: “...nuk kam se si të mos jem i pakënaqur kur informohem për shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme, të hetuesve të BKH-së në zyrat e shtetit, pa lajmëruar zyrtarisht, pa ruajtur asnjë minimum etik, pa respektuar gjëkundi faktin e thjeshtë se njësoj si ata në zyrat e tyre edhe punonjësit e tjerë në zyrat e institucioneve të tjera, bëjnë...”

Në media qarkulloi vrullshëm lajmi se kryeministri Edi Rama ka pasur një takim me gjithë drejtorët dhe sekretarët e institucioneve qeverisëse në vend, ku objekt diskutimi kanë qenë pikërisht SPAK, BKH dhe GJKKO. Por, çfarë ka ndodhur? A ka ndonjë të vërtetë në gjithë këto mori lajmesh? Në fakt ai thotë: “...kush shfaqet si e ëma e Zeqos në majë të thanës në emër të BKH-së, duhet të...”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetë të Revistës Neësbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese