Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK dhe AMP operacion të madh në Vërmicë, pritet arrestimi i 60 policëve, 20 nga Kosova dhe 40 nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb
SPAK dhe AMP operacion të madh në Vërmicë, pritet arrestimi

Prokuroria Speciale SPAK dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore janë duke zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet homologe në Kosovë, për arrestimin e shumë policëve në Doganën e Vërmicës, shkruan newsbomb.al. Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Operacioni është quajtur "Pika 2" dhe është vazhdim i operacionit të parë me të njëjtin emër, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i 50 zyrtarëve doganorë. Nga autoritetet shqiptare nuk ka ende informacione për operacionin e përbashkët, ndërsa nga pala kosovare ka një informacion paraprak.

Disa nga policët që kanë qenë në ndërrim turnesh në pikën kufiatare në Vërmicë janë arrestuar dhe janë zëvendësuar më policë të tjerë. Pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.

Mediat në Prishtinë bëjnë me dije se Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale kanë nisur sot herët një aksion për dyshimet për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar", shkruan newsbomb.al. Sipas komunikatës, këtij aksioni i ka paraprirë një hetim një vjeçar.

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në komunikatë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese