Hapësire reklamuese


Politikë

SPAK dërgoi për gjykim Kokën dhe Bllakon, Kryemadhi: Habi të akuzosh propozuesit e një VKM-je dhe të mos akuzosh miratuesit e VKM-së

Shkruar nga Newsbomb
SPAK dërgoi për gjykim Kokën dhe Bllakon, Kryemadhi: Habi të

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pasi SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit dhe ka dhe ka kërkuar gjykimin për 21 persona, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.

Kryemadhi me anë të një postimi në rrjetet socile shkruan se si është e mundur që mund të akuzohen propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.

Ndër të tjera ajo ngre pyetje nëse do ngrihen akuza për Subashin, Agaçin dhe Ramën.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

SPAK apo “pak”??

U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.

U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.

Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.

Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?

Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese