
Njoftimi i plotë - Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadrin e procedimit penal nr. 187, viti 2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës ”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal si dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë, dhe 25 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve paraprake Prokuroria e Posaçme, ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve:- Çelnik Toska (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gramsh), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal;
- Lulzim Hasa (me detyrë shef i Klubit Sportiv të Bashkisë Gramsh), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal;
- Sefer Shuka (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës ”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
- Lirian Taragjini, ( i vetëpunësuar ), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal;
- Zenel Taragjini, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal.
Sondazh
Poll