Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

SPAK çon në gjyq avokatin fierak, kërkoi 12,000 euro për një ekstradim: E pëson dhe zyrtari në Ministrinë e Drejtësisë (EMRAT-NGJARJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK, ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të avokatit fierak Lavdosh Shehu dhe ish-zyrtarit në Ministrinë e Drejtësisë Hamza Tola. Shehu është arrestuar muaj më parë pasi i kërkonte 12 mijë euro familjes së një shqiptari të burgosur në Itali, në mënyrë që ai të ekstradohej dhe të vuante dënimin në Shqipëri.

Njoftimi i Prokurorisë Speciale, për dërgimin në gjyq të dosjes në ngarkim të Shehut dhe Tolës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas përfundimit të hetimeve, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimin penal nr. 179 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurëve:

  • Lavdosh Shehu, me profesion avokat, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal ;
  • Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal ;

Nga hetimet rezultoi e provuar se shtetasi Lavdosh Shehu, i ka kërkuar familjes së shtetasit F.H., një shumë prej 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro, duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e transferimit të shtetasit F.H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Këtë ndikim në funksionarët e Ministrisë së Drejtësisë, shtetasi Lavdosh Shehu, do ta realizonte në bashkëpunim me shtetasin Hamza Tola, punonjës shërbimi në këtë Ministri. Në vijim, shtetasi Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F.H. vetëm një shumë prej 5 000 (pesë mijë) euro.

Hetimet e kësaj ngjarje, janë bërë e mundur, falë edhe ndihmës të dhënë nga emisioni investigativ televiz “Stop” i Tv Klan.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img