Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

SPAK bën bilancin e Qershorit: Janë regjistruar 7 procedime penale, 2 për krim të organizuar dhe 5 për korrupsion! 3 kërkesa për ekstradim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK publikon bilancin e muajit Qershor dhe bën me dije se gjatë muajit që lamë pas, në organin e akuzës janë paraqitur 12 kallëzime penale, prej të cilave 5 janë rrëzuar duke u vendosur mosfillim i hetimeve.

Gjithashtu, janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Mes statistikave të SPAK, bie në sy dhe kërkesa drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e 3 shqiptarëve.

Disa tregues statistikorë të punës së SPAK për muajin QERSHOR 2022”

  • Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
  • Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
  • Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
  • Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.
  • Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.
  • Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.
  • Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
  • Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi per konfiskimin e pasurive të luajtshme si më poshtë:

– Automjete 6 copë

– Aparate celulare 82 copë të markave të ndryshme

– Laptop 6 copë

  • Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare si më poshtë:

– 303.800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë

– 20.074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO

– 1.005 (njëmijë e pesë) paund (GBP)

– 12.000(dymbëdhjetë) mijë dollarë

– 2200 (dymijë e dyqindtë) franga

  • Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.
  • Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.
  • Janë mbajtur 4 takime koordinuese palë në marrëveshjet në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.
  • Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.
  • U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit Qershor 2022.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img