Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK ballafaqon Dumanin me Erion Alibejn, e akuzoi si porositës për vrasjet e bujshme

Shkruar nga Newsbomb
SPAK ballafaqon Dumanin me Erion Alibejn, e akuzoi si porositës për

Prej orës tetë të mëngjesit të sotëm, Nuredin Dumani është duke u marrë në pyetje nga hetuesit te SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që pritet ta ballafaqojnë edhe me Erion Alibejn, të akuzuar për porositjen e disa vrasjeve.

Dumani, ndër të tjera, e ka akuzuar Alibejn për porositjen e vrasjes së së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.

Fotografia e efektivit të policisë u gjet në telefonin e Dumanit, i cili do të pyetet sot për ngjarje konkrete. Pas Dumanit, në pyetje do të merret edhe i penduari tjetër i drejtësisë, Henrik Hoxhaj.

Alibej humbi vëllanë dhe xhaxhanë si dhe një mikun e tij në atentatin e Bradasheshit, në vitin 2021 dhe vendosi të hakmerrej ndaj të gjithë atyre që besonte se ishin të përfshirë.

Masakra me 3 viktima shkaktoi një zinxhir vrasjesh. Dëshmia e një të riu të marrë nga oficeri Krenar Guçe hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në hark të shkurtër kohor. U zbuluan edhe 2 ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës që dolën në dritë falë dëshmitarit Klevis Alla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.