
Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH u arrestua mbrëmjen e djeshme nga SPAK pas një vendimi të gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit. Në prangat e policisë kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, biznesmeni Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Deri tani prokuroria e posaçme SPAK nuk ka dhënë detaje për akuzën e ngritur ndaj tij ndërkohë që dyshimet janë për korrupsion dhe pastrim parash.
Evis Berberi dha dorëheqjen nga ARRSH pak ditë më parë dhe vetëm mbrëmjen e djeshme është bërë ndalimi i tij.
Ndërkohë bëhet fjalë për një kompani që Berberi e ka pasur në pronësi para se të merrte detyra shtetërore. Por pasi u angazhua në strukturën shtetërore, ai e ka shitur këtë kompani, e cila sipas prokurorisë së posaçme SPAK, ka ndryshuar disa herë pronar.
Deri tani SPAK nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar për ndalimin e Berberit.