Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK ankimon në Gjykatën e Apelit vendimin për ish-ministrin Fatmir Mediu, kërkon të rinisin hetimet për çështjen “Gërdeci”

Shkruar nga Newsbomb
SPAK ankimon në Gjykatën e Apelit vendimin për ish-ministrin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e GJKKO-së për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ky ankimim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi disa ditë më parë që të mos rinisnin hetimet ndaj Mediut.

Ish-ministri shqiptar akuzohet si një ndër njerëzit kryesor, përgjegjës, për tragjedinë e Gërdecit, por gjyqtari Erion Çela vendosi që dosja e “Gërdecit” të mos rigjykohej.

Tashmë pritet që çështjen ta marrë në dorë Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila do të vendosë nëse do të rifillojnë sërish hetimet kundër ish-ministrit për tragjedinë që la pas 26 viktima, mes tyre edhe fëmijë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll