Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

SPAK ankimon lirimin e mjekut Edvin Prifti, pritet rekursi në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit; Kërkon lirinë dhe gjyqtarja Hoxha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të ankimojë vendimin për lirimin nga burgu të mjekut Edvin Prifti, të cilit iu gjetën në shtëpi më shumë se 300 mijë euro. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Mjeku ankimoi vendimin për qëndrimin e tij në burg dhe Gjykata e Apelit vendosi ta lirojë, por la në fuqi vendimin për pezullimin e tij nga detyra. Por, ky vendim i Gjykatës së Apelit nuk është pranuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme po pret zbardhjen e vendimit për lirimin e Priftit dhe më pas do t’i drejtohet Gjyaktës së Lartë për rekurs.

Sakaq, edhe gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha ka kërkuar lirinë pasi pretendon se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj. Gjykata e Apelit kur pranoi të lironte mjekun Edvin Prifti, refuzoi kërkesën e Hoxhës për të dalë nga burgu.

Kujtojmë se, mjeku Edvin Prifti u arrestua afro 1 muaj më parë pasi gjatë një hetimi të SPAK për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, doli dhe emri i tij. Sekretarja e Gjykatës së Krujës kishte dhënë rryshfet te mjeku Prifti që ky i fundit t’i operonte nënën.

Nga kontrolli në shtëpi dhe në zyrë, mjeku Edvin Prifti iu gjetën respektivisht 250 milion lekë në shtëpi dhe 160 mijë euro në zyrë. Vetë mjeku Prifti pretendon se paratë rrjedhin nga burime të ligjshme.

Më shumë




spot_img








spot_img