Hapësire reklamuese

Politikë

Spahiu sulmon Bashën: Shkatërroi marrëdhëniet me Amerikën dhe bëri aleancë me Monikën

Shkruar nga Newsbomb
Spahiu sulmon Bashën: Shkatërroi marrëdhëniet me

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me kursin aktual që po ndjek kreu i PD, Lulzim Basha në prag të zgjedhjeve brenda partisë të cilat do të mbahen në 13 qershor.

Ai tha se Basha kërkoi 8 vite për kryeministrin, ndërsa për kryetar dëshiron të qendrojë më shumë se 8 vite, 12 ose edhe më shumë.

Ai e akuzoi PD-në me në krye Bashën, si një parti që i prishi marrëdhëniet me SHBA dhe bëri aleancë me Monika Kryemadhin.  

Kreshnik Spahiu: Faji në PD nuk është i vetëm një njeriu. Sëmundja në PD është më e thellë se sa te Lulzim Basha.lidershipi në parti mban përgjegjësi për kursin që ai ndjek. Për çfarë standarti të flasim kur ai kërkon që të bëjë 8 vite mandatin e kryeministrit, por vetë kërkon të qendrojë pafund, 12-16 vjet. Për çfarë standarti bëhet fjalë kur ai afron zgjedhjet në PD dhe po i bën sipas qejfit. Ai ka shkuar me 100 thasë në KQZ që e drejtojnë vetë, në KAS-in që e zgjodhën vetë, dhe kanë humbur aty në çdo kauzë. E vërtetë çfarë thotë paneli, që vjedhja ka ndodhur para zgjedhjeve. Por ka përgjegjësi këtu, sepse filloi festën te shkallët e partisë në 25 prill. Nuk pati argumentim ligjor, asnjë procesverbal. Kur e kuptoi ky që iu vodhën zgjedhjet? Kur u hapën kutitë dhe pa që nuk fitoi? Një parti që erdhi si pro europiane, nuk mundet që të shkatërrojë marrëdhëniet me Amerikën dhe të bëjë aleancë me Monikën. Sot është frymëzim anti-amerikanizëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll