Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Spahiu: Kurti është fenomen! Në Berlin pashë dhjetëra autobusë, qindra charter që shkonin të votonin, sikur po shkonin në luftë. Iu pastrua fusha me prangosjen e kundërshtarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dfba46a7fa4c9acda74efeb5c56b4237

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu, duke analizuar fitoren e thellë të Albin Kurtit në Kosovë, tha se ka disa arsye që çuan në këtë rezultat.

Ai tha në “open” se Kurti nga ana intelektuale qendron shumë lart nga kundërshtarët e tij, ndërsa shtoi se iu pastrua fusha e garës me prangosjes së Haradinajt më herët, e së fundmi Thaçit e Veselit.

Spahiu tregoi se në Gjermani kishte mijëra qytetarë që shkuan në Kosovë për të votuar, sikur po shkonin në luftë, llogaritur dhe 70 mijë vota me postë.

Kreshnik Spahiu: Albin Kurti duhet konsideruar dhe analizuar si një fenomen, jo si individ. Ajo që ka ndodhur aty tregon që edhe pse ne e kemi ndërtuar shtetin 100 vite para kjo tregon që me procesin e zgjedhjeve ne jemi 100 vite mbrapa. Unë dua të them tri gjëra.

E para i njoh personalisht liderët politikë dhe Kurti bën diferencë nga formimi i tij si intelektual, duke e krahasur me Isa Mustafën që është një fosile e mbetur nga komunizmi, është shumë para. Me të gjithë.

E dyta, unë kam përjetuar këtu në Berlin diçka si të ishte 20 vite më parë. Dhjetëra autobusë që lëviznin, qindra charter që sikur po shkonin në luftë për të çliruar Kosovën jo sikur shkonin për të votuar. 70 mijë nga aplikimet online dhe 30 mijë që zbarkuan në Kosovë.

E treta, e ndryshoi Establishmentin vota e shqiptarëve apo pati rrethana të tjera politike? Unë mendon që pati dhe rrethana të tjera. Nëse në Shqipëri do vinte një avion nga Haga dhe do arrestonte liderët politikë, çfarë do thoshim ne? E ndryshoi vota apo prangat? Unë mendoj që Albin Kurtit iu pastrua fusha. Haradinaj mori goditje të fortë nga Haga dhe u detyrua të iki. Zgjedhjet në SHBA favorizuan fitoren e Kurtit. Nëse do arrestohet sot Meta do e njohi LSI rezultatin e votave? Jo. Ata e kanë traditë që ta njohin rerzultatin, është pjekuri si një popull europian jo ballkanik. Kurti edhe me hijen e tij fitoi, se emrin ja hoqi gjykata. Pa prangat e ndërkombëtarëve nuk do ishte kjo fitore e thellë, edhe pa votat e emigrantëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img