Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Spahiu jep shembuj të “kokave” të politikës që janë dënuar në moshë madhe dhe thumbon Berishën: Sa keq që do e bëjë burgun në pleqëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha u shpall nga DASH person “non-grata” në SHBA, e për shumë persona ky vendim ishte një befasi. Për shumë të tjerë ishte i padrejtë, e këta të tjerë thonë se nuk duhet të fillonte kjo “drejtësi selektive” nga Berisha, por nga të tjerë në qeverinë aktuale.

Ndërkohë juristi i njohur Kreshik Spahiu ka dhënë disa raste në botë për liderë politikë që janë gjykuar dhe dënuar në moshë të madhe. Me anë të një shënimi në rrjete sociale, teksa përmend rastin e Zhan Chirac, Andreoti, Tonny Blair etj, Spahiu nuk nguron të thumbojë dhe Berishën.

“Mirë do ishte për ATA që burgun ta bënin në rini, por ja që fati keq ju bie ta kryejnë burgun në pleqëri”, shkruan Spahiu në Facebook.

SQARIM JURIDIK:

Për të gjithë ata që dabatojnë nga duhet filloj rradha

arrestimeve nga qeveria apo opozita:

– Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.

– Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.

– Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.

– Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër

– Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.

– Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.

– Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.

– Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

Drejtësia fillon nga ai që ka qënë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……

Ky mesazh u shkrua për gjithë ata “intelektual” që kanë marr peshoren e farmacisë dhe e ngatrrojnë me peshoren e drejtësisë. Askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se rradhën e ka dikush tjetër ….. As nuk mund pretendohet që në 1 ditë të futen në një thes. Rëndësi ka që askush mos shpëtoj, pavarsisht kohës.

Mirë do ishte për ATA që burgun ta bënin në rini, por ja që fati keq ju bie ta kryejnë burgun në pleqëri.

Më shumë

spot_img
spot_img