Hapësire reklamuese

Aktualitet

Spahia publikon VIDEON: Protestuesi i plagosur mbahet i lidhur me pranga në krevatin e spitalit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_236438" align="alignnone" width=""] Armando Gecaj[/caption]

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka publiuar videon e protestuesit të plagosur që mbahet i lidhur me pranga në krevatin e spitalit.

Protestuesi 26 vjeçar Armando Gecaj, është prangosur dhe po mbahet nën kontroll nga policia për dhunën e djeshme, ndërkohë që ai po merr shërbimin mjekësor në spital.

Spahia e cilëson këtë si dhunë dhe terror barbar nga policia, për të cilën pretendon se është vegël qorre e një regjimi kriminal.

'Dhune e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer ne vegel qorre te nje rregjimi kriminal te shkermoqur de facto tashme. Ky eshte Armando Gecaj, 26 vjec, i lidhur me pranga, ndersa ka kontuzione, edema dhe hematoma te shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerezve te veshur me uniforme qe zbatojne urdhera partiak te eproreve te tyre te inkriminuar deri ne fyt, Lleshi e Rama. #DhuneQorreMilitante#PoliciEKeqperdorur', shkruan Spahia në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll