Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SpaceX rikthen me sukses në tokë anijen hapësinore “Starship”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania amerikane e hapësirës dhe aviacionit SpaceX ka përfunduar me sukses fluturimin testues të protoipit SN15 të anijes hapësinore të gjeneratës së re.

Prototipi SN15 fluturoi rreth 10 minuta duke arritur një lartësi prej 10 kilometrash pasi u ngrit nga toka në fluturimin testues në Gjirin e Meksikës. Starship zbarkoi me sukses dhe pjesa e sipërme e pistës ku u ul anija u lag me ujë në mënyrë që mos shkaktohej zjarr.

“Ulja e Starship nominale”, shkroi Musk në Twitter disa momente pasi “krenaria” e tij bëri një ulje të sigurt dhe të suksesshme në bazë. Ulja e suksesshme e sjell Musk një hap më afër përmbushjes së ëndrrës së tij për të dërguar njerëzit në Mars.

Fluturimet e mëparshme testuese të anijes u bënë më 9 dhjetor 2020, 2 shkurt, 3 mars dhe 6 prill dhe nuk patën një rezultat ashtu si ekspertët prisnin të kishin pasi ato shpërthyen gjatë momentit të uljes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img