Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Spaçatorët e drogës në Gjipe, Operacionalja u gjen qindra doza, para dhe armë në çadrat e fjetjes (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Spaçatorët e drogës në Gjipe, Operacionalja u gjen qindra

Katër shtetas janë arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas një operacioni të bazuar në inteligjencën informative, se ata shpërndanin doza droge në plazhin e Gjipesë dhe në lokalet e natës.

"Bazuar në inteligjencën policore, se në gjirin e Gjipesë, një grup kriminal i armatosur, shpërndante lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim  të ngushtë me Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacionin e Policisë Dhërmi kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Gjipeja”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Gj, 37 vjec, banues në Fier, M. Dh, 41 vjec, banues në Vuno, G. V, 28 vjec, banues në Tiranë dhe M. Z, 21 vjeçe, banuese në Tiranë", thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Gjatë kontrollit të çadrave të fjetjes së shtetasve të mësipërm, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysmë automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, 3 kavanoza qelqi dhe 4 qese plastike me  rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.

Të katër shtetasit e vënë në pranga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike tek pushuesit dhe turistët, që frekuentonin gjirin e Gjipesë.

© Te drejtat e pamjeve facebook.com/policiashtetitshqiptar

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed