Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

SPAÇ, 50 vjet nga ferri që s’duhet harruar!

Lajme të ngjashëm

Maji i këtij viti duhet të shënohet në kalendar si Maji i 50 vjetorit të revoltës së parë të madhe në burgun e Spaçit. Në 21 maj 1973 të burgosurit e Spaçit, të paorganizuar, nisur nga shkëndija e 32 vjeçarit Pal Zefi që refuzoi izolimin e u ngjit në taracën e burgut, vazhduan me tre ditë kryengritje.

Nga FATMIRA NIKOLLI

“Partia më tepër kujdesej për stallat e lopëve sesa për njerëzit”. Kjo fjali e thënë shkujdesur nga Pal Gjergj Zefi nga Rrushkulli i Durrësit në të 30-at e tij, e çon atë në burgun e Spaçit për agjitacion e propagandë. Pali ishte 32 vjeç kur u arrestua, anipse ishte një mësues i devotshëm dhe anëtar i Partisë së Punës.

Në zonën e Shkodrës e njihnin të gjithë. Ishte 32 vjeç kur i vunë prangat dhe sot e kësaj dite, ende nuk e ka një varr, pas pushkatimit të tij si organizator i revoltës së burgut të Spaçit. Është viti 1973, koha e liberalizmit ka përfunduar. Pal Zefi mbërrin në burgun mes maleve, në një hon ku nuk ndjehen më gjurmët e njerëzimit.

E nis dënimin 10-vjeçar duke refuzuar të punojë në minierë. Ngulmon ta kryejë dënimin me burg, jo me punë të detyruar. Refuzimit të tij, komanda i përgjigjet me izolim. Kur kryen izolimin e parë, ai refuzon sërish punën dhe lihet prapë në birucën e lagësht. Izolimi bëhej në biruca të errëta e të ngushta dhe të dënuarve u jepej natën vetëm një batanije që u merrej në mëngjes.

Në orën 5 të mëngjesit të 21 majit 1973, gardiani hyn në dhomën e Pal Zefit për të marrë batanijen. Zefi që ka kohë në errësirë, del me vrap nga dhoma e izolimit, i zë dora një shufër metali dhe ngjitet në tarracë.

Gardiani i bën thirrje të kthehet në dhomën e dënimit, Zefi refuzon dhe i kërkon t’i rrijë larg, sepse do të godiste këdo që i afrohej. Ndërsa në ndihmë të gardianit Fejzi Liço vijnë disa policë, të dënuarit që ishin zgjuar i shkojnë në ndihmë Palit. Nis përplasja mes të dënuarve politikë dhe gardianëve të repartit 303. Për shumë prej të dënuarve, çdo gjë ishte spontane dhe e paorganizuar.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Më shumë