Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Sovrani foli”, mjeku Kalo një ditë pas zgjedhjeve: Vera e 2021 do jetë më e gëzueshme

Shkruar nga Newsbomb
“Sovrani foli”, mjeku Kalo një ditë pas zgjedhjeve: Vera e

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka bërë një postim në rrjete sociale një ditë pas votimit.

Ai shkruan se sovrani foli i qetë dhe i kthjellët dhe që vendosi për të ardhmen e tyre për katër vjet.

Mjeku shkruan se është optimist dhe që do të dalim më shpejt nga “tuneli” i pandemisë”, teksa thotë se vera e 2021 do të jetë më e gëzueshme.

“Kohë kovidiane....26.04.2021....”The day after”.... Nuk po flas për filmin në fjalë, por për një ditë pas votimit ku SOVRANI foli i qetë, i kthjellët, i qartë dhe më i vendosur për ardhmërinë e tij.....Publikimi i rezultateve NUKU do të jetë gjë tjetër veçse një pasqyrim i këtij vullneti, për ndryshim dhe ecje përpara në Ardhmërinë më të mbrothtë të Trevave Arbërore....Po një ditë më pas këtij votimi Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi e Përkujdesi ynë vijon si përditë, që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive/Covid-1 të QSUNT....

Kemi ende udhë për të bërë, POR jemi më të plotëshprestë se po shkurtohet edhe më shumë koha për të dalë nga tyneli i Pandemisë, i kësaj “flame mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19....Të gjithë NE do vijojmë përditazi të jemi me JU dhe për JU, për sa kohë që nuk kemi ngadhnjyer përfundimisht mbi këtë “flamë”....JU  duam, JU respektojmë, JU gjindemi në çdo kohë, POR edhe JU për asnjë çast mos e nënvlerësoni përkujdesin ndaj shëndetit dhe jetës suaj....Pa dyshim që VERA E 2021 do të jetë më e gëzueshme....TOGETHER FOREVER” shkruan Kalo në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll