Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Sot zhvillon “Foltoren” në Fier, Berisha publikon videon: Të shpëtojmë PD nga pazaret e flliqura të Bashës dhe Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD.

Mbledhja pritet që të mbahet në orën 18:00. Ai së fundmi ka postuar një video, ku në sfond dëgjohet  kënga e zgjedhur, e njëjta që shoqëroi PD-në e kryesuar nga Lulzim Basha gjatë fushatës para zgjedhjeve të 25 prillit, “Unstoppable”, e kënduar nga Sia.

“Nis beteja jonë për shpëtimin e Partise Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e flliqura të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës” shkruhet në videon e publikuar nga Berisha.

Kujtojmë se Berisha u shpall non-grata nga SHBA me akuzat e korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë, ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, ndërsa tani po tenton të rimarrë partinë duke larguar Bashën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img