![](https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2019/07/27f1429ed3257c6d29ba6fb7f935b3df.jpg)
Pasditen e sotme në oren 16:00, pritet të zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, mësohet se Asambleja do të hapet me fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Më pas do mbahet një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Vendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti.
Gjithashtu do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti.
Dhe në pikën e pesë do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive.
Sondazh
Poll