Partia Demokratike, ka publikuar një video teksa në vend mbahen sot zgjedhjet lokale për 61 bashki.
Nga selia blu, Edi Paloka komentoi pamjet, ku sipas tij një grup i PS dhe bashkisë së Tiranës kanë dhënë para për blerjen e votave.
“Video tregon qartë dhënien e parave për blerjn e votave nga një grup i strukturuar krininal nga PS dhe bashkia e Tiranës.
PD ka arritur të identifikojë vetëm njërin prej tyre është Edmond Hajro komisiner i PS në Njësinë.9, është edhe administratori i një pallati. Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mbajeni mend mirë këtë video, kjo është fytyra e Ramës dhe Veliajt. Gjëja më e mirë që mund të bëni sot është të bojkotoni Ramën, bashkohuni me protestat”, tha Paloka.