Hapësire reklamuese

Politikë

Sot zgjedhjet në Kukës, në garë PS dhe “Bashkë Fitojmë”

Shkruar nga Newsbomb
Sot zgjedhjet në Kukës, në garë PS dhe “Bashkë

Ditën e sotme, 24 shtator mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Kukësit.

Janë 45 mijë e 946 qytetarë të Kukësit që do të hedhin votën për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Procesi nis në orën 08.00. Për këtë proces zgjedhorë janë 74 qendra votimi.

Në garë për kryebashkiakun e Kukësit janë dy kandidatë, Albert Halilaj i Partisë Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në Kukës procesi do zhvillohet me identifikim elektronik, ku në fletën e votimit numëri 1 është Halilaj dhe 2 Vata.

Kujtojmë që zgjedhjet në Kukës zhvillohen 4 muaj pas zgjedhjeve lokale, pas skandalit të ish-kryshashkiakut Safet Gjici. Në një video dolën pamje teksa Gjici kryente marrëdhënie intime me Alma Kaçin brenda zyrës në Bashki. Pas skandalit seksual Gjici dha dorëheqje ndërsa tani më ndodhet në paraburgim me akuzën për “shpërdorim detyre”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese