Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Sot ‘VULOSET’ gjithçka, kush janë 5 ANËTARËT E KOLEGJIT ZGJEDHOR që kanë në dorë fatin e zgjedhjeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fati i zgjedhjeve vendore do të vendoset sot, e hënë, 24 qershor, nga pesë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të gjykojnë vlefshmërinë e aktit të Presidentit Ilir Meta.

Dekreti i Metës që anulon datën e zgjedhjeve vendore, 30 qeshorin, ndikoi në thellimin e krizës politike në vend, që shkaktoi edhe përplasjen e fortë me kryeministrin Edi Rama, duke bërë që parlamenti të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Por dilema nëse zgjedhjet do të mbahen ose jo në 30 qershor, do të marrë fund sot kur trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor e përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj do të marrë vendimin mbi dekretin e Metës, raporton Newsbomb.al.

Burime për Newsbomb.al shprehen se qeveria do të dakortësohet me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, edhe nëse vendos për njohjen e dekretit të presidentit, çka do të sillte anulim të 30 qershorit dhe si rrjedhojë shtyrjen e zgjedhjeve.

Ky pritet të jetë një nga skenarët më të mundshëm sot,  kur Kolegji të vendosë për dekretin e Metës, raporton Newsbomb.al, por ajo që mbetet e paqartë është nëse palët janë tashmë në dijeni për pritshmërinë, kjo duke patur parasysh edhe qetësinë e pazakontë të treguar në protestën e së premtes nga PD.

Nga ana tjetër, sot Rama mblodhi kryesinë e PS ku i siguroi edhe njëherë të vetët se më 30 qershor do shkohet drejt kutive të votimit por heshtja dhe qetësia në kampin e opozitës është e pazakontë dhe kjo ka hedhur dyshimet për një marrëveshje që do të finalizohej me një vendim PRO anullimit të zgjedhjeve nga Kolegji Zgjedhor.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img