Sot votohet për kryebashkiakun e Stambollit, në zgjedhjet e 31 marsit fitoi kundërshtari i ERDOGANIT (KANDIDATËT)

Publikuar tek: bota, më 10:56 23-06-2019 Sot votohet për kryebashkiakun e Stambollit, në zgjedhjet e 31 marsit fitoi kundërshtari i ERDOGANIT (KANDIDATËT)

Rezidentët në Stamboll do të rikthehen në votime për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë, pas votimit të 31 marsit, ku kandidati i opozitës fitoi me 13 mijë vota më shumë kundrejt kandidatit të Partisë së presidentit Erdogan.

Por Komisioni i zgjedhjeve në Turqi, tha se procesi kishte parregullsi, dhe vendosi ribërjen e procesit të dielën.

Ekrem Imamoglu, fitoi me 13 mijë vota në zgjehdjet e para. Duke i konsideruar si “luftë për demokracinë”, edhe sondazhet e nxjerrin sërish fitues kandidatin opozitar të Erdoganit Binali Yildirim, edhe në këto votime të reja.

Do të jenë 15 milionë votues që duhet të marrin pjesë në zgjedhje, dhe sic shprehet vetë Erdogan, “kush fiton Stambollin, fiton Turqinë”.

Imamoglu, 49 vjec vjen nga partia popullore republikane. Ndërsa kundërshtari I tij Yildirim është një nga themeluesit e partisë së Erdoganit AKP dhe ka qenë kryeministër nga 2016-2018, kur Turqia u kthye në republikë presidenciale. Ai u zgjodh kryetar parlamenti në shkurt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kompania ajrore ofron bileta vetëm 1 dollarë, nuk do e besoni arsyen
Çifti OBAMA gjendet në Lago di COMO, të ftuar nga aktori Clooney do të pushojnë deri të hënën (MASAT E SHTUARA) »
Article Logic
Execution time: 0.01141095161438
array(1) { ["section"]=> string(117) "sot-votohet-per-kryebashkiakun-e-stambollit-ne-zgjedhjet-e-31-marsit-fitoi-kundershtari-i-erdoganit-kandidatet-169385" }