Hapësire reklamuese

Politikë

Sot votohet ligji për "Zonat e Mbrojtura", qytetarët protestë para Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile janë mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit për të protestuar lidhur me projektligjin që do të votohet këtë të enjte në Kuvend për Zonat e Mbrojtura.

Një zëri ata janë shprehur se janë kundër ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca dhe u kanë bërë thirrje deputetëve që të tërhiqen nga votimi i ligjit.

Pamje nga protesta Pamje nga protesta

Sipas tyre “projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura”.

 “Kush ua ka dhënë ju hapësirat e mbrojtura me atë investitorin strategjik. Kush na qenka ky investitori strategjik. Çdo gjë po na e marrin”,  u shpreh një protestuese.

Pamje nga protesta Pamje nga protesta

Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” i hapin rrugë ndërtimit në këto zona, pasi u jep të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën  20% të territorit të tyre.

Neni 6 i projektiligjit:Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 81/2017 Për zonat e mbrojtura” përcakton: “Në nenin 8, pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me përmbajtje: “3/1. Në çdo rast, Bashkia përkatëse administron jo më pak se 20% të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura që janë në territorin e kësaj bashkie”.

Më herët, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i bëri thirrje mazhorancës që të tërheqë nga seanca e sotme plenare ligjin për zonat e mbrojtura. Në një prononcim për mediat Xhixho i bëri apel kolegëve të saj të mazhorancës që të mos votojnë projektligjin për zonat e mbrojtura.

LEXO EDHE: “Qeveria i shërben babëzisë”, Xhixho: Tërhiquni nga ligji për Zonat e Mbrojtura

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese