Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Sot vendimi, Saimir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda

spot_img

Lajme të ngjashëm

95e292dbcae51d616857546ab40cf31c

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo ka mbërritur te gjykata e Krimeve të Rënda.

Tahiri shoqërohet nga avokati i tij, Maks Hxhia. Ndërkohë nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.

Tre gjyqtarët që do të vendosin për Tahirin janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. 

Fillimisht në seancën e sotme pritet që të jetë mbrojtja e Jaeld Çelës, i cili ndodhet në kërkim, dhe më pas Gjykata të dalë në një vendim për Tahirin.

Në seancën e kaluar, Prokuroria dha pretencën, ku kërkoi 12 vite burg, ndërsa e konvertuar 8 vite, pasi ish-ministri ka përfituar gjykim të shkurtuar dhe i ulet 1/3 e dënimit.

Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Ndërkaq, në seancën maratonë të javës së kaluar, Tahiri bëri një mbrojtje të shkëlqyer para trupës gjykuese duke lënë pa fjalë edhe prokurorët.

Kujtojmë se provat më të rëndësishme që përdori Tahiri duke pretenduar pafajësinë seancën e kaluar ishin 6 shkresa dërguar ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për mosfunksionimin e radarëve, dokumenti sekret në të cilin Jaled Çela njoftonte prokurorinë për aktivitetin kriminal të Habilajve dhe e-mailin e zyrtarit të policisë së Vlorës, Gjergji Kohilës për prokurorin Dritan Prenci duke njoftuar po për aktivitetin kriminal të Habilajve.

Më shumë

spot_img