Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Sot ulet avioni i parë nga Londra në Aeroportin e Kukësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit, “Zayed” (Flatrat e Veriut).

Lajmin e bëri me dije ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se më 18 prill do të bëhet fluturimi i parë dhe se aty do të ulen “çunat” që kanë sharë Ramën nga Londra.

Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë por edhe Italisë.

Ndërkohë, ministrja Balluku dy ditë më parë që ka qenë për inspektim në Kukës, tha se “çunat e Londrës” janë rezervuar dhe se më 18 prill do të zbresin në Kukës, duke u bërë pasagjerët e parë të këtij Aeroporti.

“Mua më rezulton që po. Nga të dhënat që më rezultojnë nga koncesionari, se do jetë fluturim promocional pa asnjë pagesë, më rezulton se çunat e Londrës janë të rezervuar dhe i pret kryeministri siç ua ka premtuar”, tha ministrja.

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit kanë nisur në vitin 2003 dhe i kushtoi 22 milion dollarë. Financimi ishte i gjithi i Emirateve të Bashkuara për nder të Princit të Kurorës Zayed bin Sultan Al Nahyan, emrin e të cilit e mban sot dhe Aeroporti.

Më shumë




spot_img








spot_img