Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Mbledhja për Reformën Zgjedhore, Meta mesazh të ‘koduar’ me fjalët e Çërçill: Populli duhet të ketë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve të lira

spot_img

Lajme të ngjashëm

c85a672376d7a1a61a998a92cd0feaaf

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh të fortë e “të koduar”, përmes librit të Boris Johnson, i cili ka cituar fjalët e ish-kryeministrit britanik.

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të fortë për funksionimin e sistemit gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe parimeve themelore të lirisë për të zgjedhur, pikërisht sot, pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Përmes një shënimi në Facebook, Kreu i Shtetit tregon se po lexon librin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili risjell mesazhet e Uinston Çurçill, shkëputur nga fjalimi i tij më 1946, kur paralajmëroi “Perdet e Hekurta”.

Postimi i plotë i Metës

“The Churchill Factor. How one man made history”, me autor Boris Johnson, një libër që nuk duhet humbur dhe një mesazh më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”.

“Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë….

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës.

Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle.

Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin.

Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”.

Më shumë

spot_img