Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sot Turqia u shkund sërish, reagon kryetari i bashkisë: Janë shkatërruar banesa, ka njerëz nën rrënoja

Shkruar nga Newsbomb
Sot Turqia u shkund sërish, reagon kryetari i bashkisë: Janë

Mbrëmjen e sotme kufiri turko-sirian u trondit nga dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8. Kryetari i Bashkisë së Hatajit, Lütfü Savaş, tha për mediat lokale se nga informacionet paraprake mësohet se ka njerëz të mbetur nën rrënoja si pasojë e lëkundjeve të fundit.

Gjithashtu ai tha se një numër i konsiderueshëm banesash kanë mbetur të shkatërruara.

“Ka raportime për ndërtesa të shkatërruara dhe ka njerëz nën rrënoja”, tha ai.

Kujtojmë sem brëmjen e sotme rreth orës 20:04 Turqia në kufi me Sirinë u godit nga dy tërmete të forta.

Sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare u bë me dije se dy tërmete të njëpanjëshme goditën vendin, ku i pari ishte me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ishte në lagjen Defne të Hatajit, ndërsa tjetri ishte 5.8 ballë epiqendra e të cilit ishte në lagjen Samandag të Hatajit.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, i cili është ndjerë edhe në krahinat përreth, ka qenë në një thellësi prej 16.7 kilometrash.

LEXO EDHE: Tronditet sërish Turqia, tërmeti i fuqishëm godet vendin në kufi me Sirinë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese