Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Sot tre vite pa njeriun e penës shqiptare, Dritëro Agollin

Shkruar nga Newsbomb

Sot bëhen 3 vite që ka ndërruar jetë shkrimtari dhe poeti i madh Dritëro Agolli.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.

Me ikjen e Agollit nga kjo botë, poezia shqipe nuk do të mund të ishte më e njëjtë. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.

Krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme për nga gjinitë.  Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.

Në prozë bëri emër sidomos romani ‘Komisari Memo’(1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve.

I paharrueshëm është edhe romani humoristik ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Vepra e fundit e tij është libri me poezi ‘Prit edhe pak’, i botuar vitin e kaluar, e të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes.

Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll