Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot të gjithë në Korçë, nata e parë e Festës së Birrës do elektrizojë qytetin (SURPRIZAT)

Shkruar nga Newsbomb

Na ndajnë vetëm pak orë nga festa e madhe që do ndezë mbrëmjen në Korçë.

Sonte dhe përgjatë 4 ditëve në vazhdim, Korça është vendi ku duhet të jeni pasi gjithçka është gati për Festën e Birrës.

Festa do të çelet në mbrëmje me Maratonën e Këngës ku do të përformojnë në 2 skena, përkatësisht te ajo e Stadiumit dhe e Pazarit të Vjetër 22 këngëtarë, mes të cilëve korçarja e dashur për publikun, Eli Fara, e mirënjohura Eranda Libohova apo këngëtarë të rinj si Olta Boka, Stine etj.

Ekipi i bashkisë ka punuar me ditë të tëra për dekorin, skenat, stendat, birrat, show-n dhe gjithçka tjetër për t’ua zbukuruar mbrëmjet jo vetëm vendasve por edhe mysafirëve që pritet ashtu sikurse çdo vit tjetër, të jenë me mijëra.

Hotelet janë të gjitha të pronotuara aq sa korçarët po hapin shtëpitë për të pritur të ardhurit jo vetëm nga rrethet por nga e gjithë bota.

Pa dyshim që drejtuesit lokalë kanë ditur si ta bëjnë këtë qytet një destinacion jo vetëm në dimrin me borë por edhe në verë, me birra e muzikë.

Mbrëmja e sotme premton shumë surpriza por organizatorët kanë vendosur mos t’i zbulojnë të gjitha.

68896375_361164237886605_5916312223264800768_n.jpg

68423742_367362497243958_8790237624573886464_n.jpg

67962668_629673124222333_5908165872895131648_n.jpg

67900865_664456207384578_3429682688963903488_n.jpg

67874182_1279634888885633_2105627190245720064_n.jpg

67937592_2222633241382536_4411180662829088768_n.jpg

68244933_2254809747978491_5467809924077584384_n.jpg

68636749_2341379239469056_2989721400396218368_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese