Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot, super eventi JUTH që do ta shkundë Pallatin e Kongreseve

Shkruar nga Newsbomb
Sot, super eventi JUTH që do ta shkundë Pallatin e Kongreseve

Kishte kohë që përflitej eventi i madh i 8 shkurtit dhe ja, ajo për të cilën të rinjtë kanë bërë namin këto ditë nëpër rrjete sociale, me video, meme, story nga më të çuditshmet, sipas gjuhës e kodeve që ata kanë mes tyre… do të ndodhë pikërisht sot, në orën 21.00, në Pallatin e Kongreseve.

 

Pallati i Kongreseve brenda dhe jashtë tij sot pritet të pushtohet prej të rinjve, për të kënduar, kërcyer, festuar, gëzuar e përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme, të bërë bashkë tashmë nën një emër: JUTH.

Kjo ishte loja: të gjithë të rinjtë deri në 25- vjeç, të download-in në celularin e tyre aplikacionin JUTH app duke u bërë kështu JUTH, e të merrnin aty biletën që do t’u hapë dyert për t’u bërë pjesë e kësaj feste.

Sot është dita për të shijuar mbrëmjen më fantastike në Tiranë, me një show të paparë dritash, me një Dj pas të cilit ata, si tëgjithë të rinjtë e kësaj bote, çmenden. Robin Schulz, i cili po vjen enkas në Tiranë për këtë event JUTH, që mesa jemi informuar, po nga rrjetet sociale, po organizohet nga agjencia “Le Spot Group”.

Schulz s’do të jetë i vetmi. Të ftuar janë dhe artistët më in shqiptarë të momentit si Mc Kresha, Arilena Ara, Ledri Vula dhe Dj Vicky. Ndërkohë që eventi do të moderohet nga Fatma Met’hasani.

Sot është nata ku do të zbulohet më në fund dhe gjithë ky mister, çfarë është JUTH që do t’i ekzaltojë kaq shumë të rinjtë deri në 25 vjeç? Edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i misterit…

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll